×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacioni kosovar niset pa unitet për në Washington

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 21:08

    Edhe pse në vazhdimësi është kërkuar uniteti politik para takimit në Uashington, një gjë e tillë nuk po ndodh.


    Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Hoti për t’u bërë pjesë e ekipit dialogues.

    Në zyre të tyre, erdhi një letër nga shefi i qeverisë.

    Lëvizja Vetëvendosje u ftua nga kryeministri Avdullah Hoti, që të dërgoi një përfaqësues në delegacionin që udhëton për në Washington.

    Mirëpo partia që qeverisi me vendin për 4 muaj, po i sheh si të kota këto thirrje për unitet.

    Edhe lideri i partisë tjetër opozitare, Kadri Veseli, u ftua nga shefi i ekzekutivit, por edhe ai e refuzoi një gjë të tillë.

    Mirëpo kjo thirrje për unitet po cilësohet si e vonuar, nga eksperti i të drejtës ndërkombëtare, Drilon Gashi.

    Gashi thotë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet që të mungoj në takimin e Uashingtonit.

    Në këtë takim mes Kosovës dhe Serbisë, është paralajmëruar se do të diskutohet për çështje ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!