×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacioni kosovar shkon në Kizhevak të Serbisë, nesër atje flitet para mediave

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 12:55

    Në Kizhevak të Serbisë, aty ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë të shqiptarëve të vrarë nga serbët në luftë, do të mbajë konferencë delegacioni kosovar.


    Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

    Aty thuhet se konferenca do të mbahet me fillim prej orës 10:00 dhe në të njëjtën do të flasë Ibrahim Makolli nga delegacioni i Kosovës dhe Veljko Odaloviq nga delegacioni i Serbisë.

    “Nesër më 04 dhjetor 2020, në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, kryetari i Delegacionit të Kosovës, z. Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë z. Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!