Deputetja e zgjedhur e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra ka folur për dështimin e seancës konstituive.
Ajo tha se seanca e sotme ishte e shumëpritur, duke nënvizuar se e kanë ditur që LVV nuk do ta krijojë Qeverinë.
“Ishte një seancë e shumëpritur për shkak të ftesës së kahershme që kuvendi të mblidhej për t’i hapu rrugë krijimit të institucioneve të reja, një procesi të betimit të deputetëve, propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit e pastaj për t’i hapur rruge edhe themelimit të Qeverisë”, tha Deliu – Kodra.
Ajo tha se veprimi i VV’së ishte përpjekje e zvarritjes së një procesi tashmë të gjatë.
“Që në start u panë përpjekje që përfaqësues të partisë të koalicionit Guxo, LVV dhe Alternativa krijuan që të krijohet një raport që ishte i kundërligjshëmn dhe binte ndesh me Kushtetutën”, ka deklaruar ajo në Klan Kosova.
Deliu – Kodra potencoi se VV vetëm viteve të fundit ka më shumë se dhjetë herë që ka bërë shkelje të Kushtetutës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.