×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra e PDK-së: Politika ka ndërhyrë në punën e KQZ-së

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 17:49

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra në shqyrtimin e raportit për vitin 2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka thënë së ky komision ka punë të mirë mirëpo kohët e fundit po ka ndërhyrje politike.


    Deliu po ashtu deklaroi se shkarkimi i Valdete Dakës nga presidentja Vjosa Osmani ka qenë në mënyrë jokushtetuese.

    Ajo shtoi se e para e vendit nuk po lejon anëtarin e PDK-së në Komision ndërsa ka dyshime që po ” tenton që padrejtësisht” të emërojë një anëtare nga Lista Guxo.

    Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa tha se Osmani e Kurti janë duke e dëmtuar KQZ-në.

    Ndërsa kryesuesi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, tha se organizimi i zgjedhjeve në pandemi ka qenë sfidues edhe për punën e KQZ-së.

    Ai tha se shumë punë që janë bërë në KQZ nën kryesimin e Valdete Daka, por shtoi se sfidat e punës së KQZ janë të ndryshme, ku edhe përmendi dy nga to, mosndryshimi i ligjit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, dhe mosintegrimi unik i adresave në listën e votuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!