Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar deputetes së VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni për një deklaratë të kësaj të fundit ndaj Duda Baljes, shkruan Reporteri.net.
Deliu-Kodra thotë se të njëjtit që po pretendojnë se po luftojnë gjuhën seksiste, po e bëjnë një gjë të tillë me Baljen, dhe se sipas saj po votove sipas interesit të VV-së je partnere e respektuar, në të kundërt bëhesh objekt sulmi.
Postimi i plotë:
Të njejtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen me gjuhë fyese e përçmuese.
Kur voton sipas interesit të tyre, bëhesh “partnere e respektuar”. Kur shpreh qëndrim ndryshe, bëhesh “objekt sulmi”.
Ky nuk është qëndrim parimor, është standard i dyfishtë. Gratë në politikë meritojnë të gjykohen për qëndrimet e tyre, jo për përkatësinë gjinore apo etnike.
Deputetja e VV-së, mbrëmë e pyetur për pozitën e profesoreshës në Shkup, që thuhet se i është ofruar Baljes në këmbim të votës për Albulena Haxhiun, ka thënë se është kureshtare të dijë se çfarë lënde do mund të ligjëronte deputetja nga komuniteti boshnjak.
”Jam shumë kurioze me ditë çfarë lënde kish mujt me dhënë Duda Balje, jam kurioze me ditë kënd kish mujt me mësu Duda?”, është shprehur ajo në Kanal10.
Duda Balje i reagon deputetes së VV-së: Komplekset tua të vlerës më të lartë do të shkatërrojnë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.