Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka kritikuar Kryeministrin Kurti për liberalizimin e vizave, pasi sipas saj ai dhe partia e tij sa ishin në opozitë kërkonin dorëheqjen e Qeverisë atë kohë, ani pse ishin përmbushur të gjitha kritetet për liberalizimin e vizave.
Deliu tha se Kurti në të gjitha takimet që ka pasur, është shprehur se Kosova nuk është shtet funksional, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kryeministër për vite të tëra partia e juaj ka ndërtuar narrativin në raport me Kosovën si shtet jo funksional, dhe në kohën kur ne kemi përmbushur të gjitha kriteret, ju keni kërkuar doreheqjen e Qeverisë, e sot thoni nuk kam asgjë shtesë për të thënë, dhe s’po merrni përgjegjësi për një proces për të cilin po e them e keni kontaminuar komplet narrativën për shtetin e Kosovës. Në të gjitha takimet ku keni shkuar, e keni deklaruar se Kosova nuk është shtet funksional dhe ju e dini mirë se çfarë ka ndodhur ndër vite me procesin e liberalizimit të vizave”, u shpreh Deliu Kodra.
Deputatja e PDK-së gjithashtu tha se është padrejtësi e madhe që qytetarët po e vuajnë për një proces që Kosova i ka përmbushur kushtet./Reporteri.net/
Kurti: Unë kurrë nuk kam dhënë premtime për vizat, siç kanë bërë qeveritë e kaluara
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.