×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: Ndjej keqardhje për llojin e pushtetit që ka zgjedhur të qeverisë Albin Kurti

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 17:01

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij karshi marrëveshjes së Uashingtonit.


    Duke akuzuar për mungesën e tij në sallën e Kuvendit, ku po diskutohet për këtë marrëveshje, deputetja opozitare tha se ndjen keqardhje për llojin e pushtetit që ka zgjedhur të qeverisë.

    Deliu tha se kreu qeveritar recitoi poezi dhe farsë politike në fjalinë e tij në Kuvend.

    “Kjo që pamë sot nuk është asgjë më shumë e më pak se një farsë e kryeministrit, i cili vjen në parlament veëtm për ta recitu poezinë e tij dhe fillu agjendat e tij. Për të vazhduar folklorin e tij e politik lidhur me interesin nacional të vendit dh është i pasinqertë me ata që kanë besuar dhe besojnë në Albin Kurtin. Unë ndjej keqardhje për llojin e pushtetit që ka zgjedhur të qeverisë Albin Kurti”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!