Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se subjekti që ajo përfaqëson asnjëherë nuk ka rrezikuar raportet me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka hedhur akuza ndaj Qeverisë në krye me Albin Kurtin, se ka tensionuar skajshmërisht marrëdhëniet me SHBA-të, njofton Klan Kosova.
”Unë prapë e them që asnjëherë raportohet tona me një aleat strategjik s’kanë qenë më të rënduara se sa në 50 ditëshin e kësaj qeverie”.
”Tallje, etikimet se: ”Shtëpia e Bardhë qenka e verdhë apo e kuqe”, propaganda e thirjet e Albin Kurtit se ” Qeveria amerikane ka prishur Qeverinë”, shumë e shumë të tjera thënie – na sjell në përfundim se ka pasur përshkallëzim të raportit me aleatin kryesor”.
”Asnjëherë këto raporte me SHBA-të nuk kanë qenë në një fazë më të tensionuar sesa në këto ditë të qeverisjes”, ka deklaruar Deliu-Kodra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.