Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ushtarët e FSK-së përpos që janë pa ushqim, tani edhe po mërdhijnë, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
Sipas saj, në kazermë nuk po ka rrymë nga gjashtë orë në ditë.
“Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë”, ka shkruar mes tjerash deputetja e PDK-së.
Postimi i plotë:
Sagë me ushtarët e FSK-së
Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike.
Sapo më informuan se kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit.
Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.