×
  • Lajme
  • Lajme / Opozita

    Deliu-Kodra: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje

    Reporteri
    25 Mars 2024 | 13:27

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar dhe se vendi duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje, përcjell Reporteri.net.

    “PDK e ka thënë tash e sa kohë që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje sepse i ka humbur kuptimi kësaj qeverie. Relacionet me partnerët janë më të rëndat ndonjëherë. Shëndetësia është në kolaps, arsimi është pa progres, vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. Nuk ka asnjë projekt për të cilin kjo qeveri mund të deklarohet që e ka përmbushur”, u shpreh ajo.

    Deputetja e PDK-së, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dorëzuar.

    “Kryeministri është dorëzuar, do të kemi ose shpërbërje të Kuvendit ose mocion të mosbesimit, këtë do ta vendos lidershipi i PDK-së. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve, PDK që një vit e gjysmë e ka përmendur që vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje”, tha Deliu-Kodra në një konferencë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!