×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Deliu-Kurtit: “Ju shkoj komplet mandati me ankesa, në vend se me punu diçka”

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 11:26

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti i cili tha në mbledhjen e qeverisë “urojmë të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputetja e PDK-së, tha se fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese, por ministrat, zëvendësministrat e deputetët e Kryeministrit që sipas saj krijojnë ligje që shkelin Kushtetutën.

    Sipas Deliu-Kodra, mandati i Kurtit ka shkuar vetëm me ankesa, në vend se të punohej diçka.

    “Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese. Fajet i kanë ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë, që po krijojnë ligje të cilat e shkelin me të dy këmbët aktin më të lartë juridik të shtetit tonë. Lëre rehat Gjykatën Kushtetuese dhe secilin institucion tjetër i cili po mundohet të ruaj shtetin nga keqqeverisja juaj!
    Ju shkoj komplet mandati me ankesa, në vend se me punu diçka”, ka shkruar në Facebook deputetja e PDK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!