×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: PDK do të dalë e para në zgjedhje, sondazhet mund të jenë të porositura

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 23:42

    Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se partia e saj do të dalë e para dhe më e fuqishmja në këto zgjedhje që pritet të mbahen në tetor.


    Deliu sonte në Interaktiv tha se PDK ka vija të kuqe ndaj korrupsionit dhe nepotizmit dhe se e kanë mbështetjen e plotë të qytetarëve.

    ‘’PDK do të dalë e para në zgjedhje. Këtë na e konfirmojnë qytetarët. Jemi të përgatitur për zgjedhje. Jemi subjekti me fuqinë më të madhe politike në vend. Me legjitimitet. Luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit. PDK ka vija të kuqe me korrupsionin, sepse do të orientohermi në perspektivën e të rejave dhe të rinjve’’, tha Deliu.

    Ajo thotë se sondazhet që e qesin PDK’në si parti jo të parë, janë të porositura.

    ‘’Në sondazhe mund të jemi edhe partia e pestë. Jo rrallë herë sondazhet kanë qenë të porositura. Dekada e re do të jetë e të rinjve dhe të rejave’’

    Ndërsa thotë se partitë tjera vetë janë ofruar dhe të bashkëpunojnë me PDK’në.

    ‘’Jemi dëshmitarë që pas fitores së PDK’së, janë ato subjekte që kanë ardh dhe kanë kërku që të na bashkohen. Nuk ka një subjekt politik që mund të garantojë seriozitet dhe fuqi’’, shton Deliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!