Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se kryeministri Albin Kurti sot ka dhënë dorëheqje nga përgjegjësia e tij si shef i Qeverisë.
“Albin Kurti po dorëhiqet nga detyrat që ia ka besuar qytetari i Kosovës. Jam e habitur me përgjigjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për situatën e krijuar në komunën e Deçanit. Sot Albin Kurti dha dorëheqje përballë përgjegjësisë së tij si kryeministër i qytetarëve të Kosovës. Ky është teksti i dorëheqjes së Albin Kurtit përballë përgjegjësisë si kujdestar i shëndetit të qytetarëve të shtetit që e drejton”, shkroi Deliu në Facebook.
[“Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse”.] Z. Kryeministër, ju nuk jeni në një vizitë zyrtare. Ajo ka mbaruar. Ju po bredhni kot nëpër ishujt grekë për broçkullat e anti-kolonializmit. Kthehuni me këmbë në tokë dhe merruni me detyrën që ua ka besuar qytetari i Republikës së Kosovës”, tha Deliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.