×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 22:50

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, thotë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

    Sipas saj, nga sot nëpunësit dhe zyrtarët publikë janë më të sigurt për të mos u nënshtruar përballë çfarëdo lloj presioni.

    “Tendenca e pushtetit aktual që të ndërhyjë në institucione të pavarura është përpjekje që me brutalitet të cenohen institucione të pavarura, prandaj vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, ka shkruar Deliu në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!