×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: ZRrE-ja mashë e qeverisë, Kurti ka hallin e numrave të pazareve

    Reporteri
    16 Prill 2025 | 11:33

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se derisa Kurti i ‘dorëhequr’ ka thirru mbledhje të qeverisë, ZRRE-ja e shndërruar në mashë të Qeverisë paska aprovuar shtrenjtimin e rrymës 16.1%.

    Ajo ka thënë se Kurti e ka hallin e numrave e të pazareve, ndërsa që qytetarët do ta ndjejnë thellë varfërimin në faturat e rrymës në maj.

    Reagimi i plotë:

    Derisa Albin Kurti “i dorëhequr” i paska ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar në një mbledhje të Qeverisë, ZRRE-ja e shndërruar në mashë të Qeverisë paska aprovuar shtrenjtimin e rrymës 16.1%.

    E ndërkohë që Albin Kurti e ka hallin e numrave e të pazareve, qytetarët do ta ndjejnë thellë varfërimin në faturat e rrymës në Maj.

    Kjo veq qeverisje nuk është!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!