×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaliaj: Kurti kishte halucinacione, i dilte Trumpi i madh e me thika

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 14:15

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rëdhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për fjalimet e tyre, të cilat ai i konsideron të dobëta dhe të shkruara së prapthi.


    Demaliaj tha se kryeministri Avdullah Hoti, për dallim nga paraardhësi i tij, Albin Kurti, nuk u tremb nga presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se Kurti pa halucinacione dhe Trump i dilte me thika dhe i madh, duke e lidhur këtë me deklaratën e famshme të Kurtit për thikat mbi harta në Washington.

    Demaliaj po ashtu kritikoi Kurtin për heqjen e taksës 100% ndaj mallërave serbe, duke thënë se ia mundësoi Serbisë që të fus gjithë ato mallra në territorin e Kosovës.

    “Fjalime të dobëta, të shkrume sprapthi, po kanë problem me këtë 100 ditëshin, do të kisha pasë dëshirë që ta presim një raport 100 ditor të qeverisë Kurti por nuk ndodhi sepse ishin ditë të numëruara në gishta, e sot kur shoh nga deputetët e VV-së duke folur për të gjitha ato të arritura, po flasin sikur ajo qeveri të kishte zgjatur nja 2 mandate. Janë pa zgërdhimjet në qendra të ndryshme të zotit Kurti me zonjën Brnabiq. Pse e hoqi taksën Albin Kurti? Ia mundësoi krejt ato mallra të Serbisë të hyjnë në Kosovë. Asnjë nuk pati guximin me thanë Avdullah Hoti nuk u tremb nga presidenti Trump, nuk pa halucinacione si zoti Kurti se i dilke Trumpi me thika, i madh”, ka thënë ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!