×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaliaj me qëndrim të prerë: Përveç Ramushit, nuk e votoj asnjë kandidat për president

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 20:56

    Kandidati i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se nuk e voton asnjë kandidat tjetër për president, vetëm liderin e partisë së tij, Ramush Haradinajn.


    Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Demaliaj tha se edhe nëse AAK ndërron qëndrimin për president, ai personalisht nuk e voton asnjë kandidat tjetër, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se asnjë nga partitë nuk kanë ofruar një opsion për zgjidhjen e çështjes së postit të presidentit.

    “Nëse AAK e ndërron qëndrimin për president, unë personalisht nuk votoj asnjë kandidat tjetër përveç z.Haradinaj. subjektet tjera politike nuk kanë ofruar asnjë kandidat. Ne jemi në një koalicion me LDK-në, këta nuk kanë ofruar alternativë. Ka qenë edhe një deklaratë e Mustafës se presidenti i takon PDK-së. Askush nuk është kundër, por deri tani nuk kanë ofruar asnjë opsion për zgjidhjen e këtij problemi. Zgjedhjet janë zgjidhje.”, ka thënë Demaliaj. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!