×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Demantohet MSH dhe laboratori i Devollëve: Nuk ishte test i shpejtë, qytetari që pagoi 200 euro priti më shumë se 2 orë

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 16:15

    Ministria e Shëndetësisë pak minuta më parë ka lëshuar një komunikatë për media pas raportimit se testi PCR në laboratorin privat “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë të licencuar për kryerje të testeve të tilla për COVID-19, po kushton 200 euro.


    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se testi PCR (genex covid test) i cili po kushton 200 euro, është test i shpejt, dhe rezultatet dalin për 45-60 minuta.

    E po ashtu ka njoftuar se testi normal PCR kushton 65 euro e ato serologjike sillen prej 15 deri 30 euro.

    Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarit Izet Berisha i cili ka paguar 200 euro për testin molekular PCR në këtë laborator privat.

    Berisha thotë se rezultati për marrjen e testimit të cilin e ka paguar 200 euro ka zgjatur 2 orë e 29 minuta. Këtë gjë, ky qytetar e ka dëshmuar me anë të raportit të cilin e ka marrë nga vet laboratori privat.

    Në raportin që “Medical & Laboratory Services” i ka lëshuar këtij pacienti, thuhet se data e marrjes së mostrës bashkë me orën është 29.08.2020 n2 ora 17:10:17.

    Ndërkohë data e raportimit të rezultatitit është me po të njejtën datë, por që ora ndryshon. Pra 29.08.2020 në ora 19:39:29 .

    Që i bie se mostra e testimit të cilin e ka paguar 200 euro nuk është përpunuar pa 2 orë e gjysmë.

    Por nga ana e Ministrisë së Shndetësisë kosovare është arsyetuar ky veprim i laboratorit privat.

    Nga MSH kanë deklaruar se është në të drejtën e qytetarit që të zgjedhë se ku të testohet dhe sa të paguhet.

    Postimi i plotë i qytetarit Izet Berisha bashkë me raportin përcjellës:

    Nje demantim per Ministrine e Shendetesise!

    Rezultati i testit nuk eshte dal per 60 minuta (shiko ne foto).

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!