Këto dy ditët e fundit, në Kosovë ka mbizotëruar një mot i keq me erëra të fuqishme e reshje të shiut, duke shkaktuar kështu dëme materiale.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ekipi nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca së bashku me zjarrfikësit dhe NPL ‘Hortikultura’ u kanë dal në ndihmë qytetarëve në kryeqytet duke evidentuar dëmet dhe rreziqet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderoi drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica për gatishmërinë.
“Ekipi nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me Zjarrëfikësit dhe NPL „Hortikultura”, këto dy ditë pas erërave të forta dhe reshjeve të shiut, u ka dalë në ndihmë qytetarëve të #kryeqytetit duke u siguruar të evitojë dëmet dhe rrezikun! Faleminderit Drejtori Lulzim Fushtica për gatishmërinë”, ka shkruar Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.