×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmet nga shiu, Kurti viziton Mamushën e Suharekën

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 8:11

    Herët nis agjenda e sotme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili do t’i realizojë disa vizita.


    Pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, Kurti fillimisht do ta vizitojë fshatin Nëpërbisht të Komunës së Suharekës.

    Vizita e Kurtit atje është paraparë të bëhet në orën 09:15, njofton Zyra e Kryeministrit.

    Pas Suharekës, Kurti do të niset për në Komunën e Mamushës, ku janë shkaktuar gjithashtu dëme nga reshjet e shiut. Vizita është paraparë për në orën 10:00.

    Në fund të vizitave që Kurti i ka sot në agjendë është është ajo në Parkun Industrial në Komunën e Suharekë, të cilën është paraparë ta zhvillojë në orën 11:15.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!