Demokracia Studentore ka kërkuar shkarkimin e ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pasi sulmoi fizikisht një gazetar.
jo organizatë studentore përmes një komunikate për media, ka paralajmëruar protesta nëse kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, nuk e shkarkon atë.
“Ne studentët shprehim shqetësim të thellë për aktin e goditjes brutale të gazetarit Enser Ramadani, dhe apelojmë autoritetet e drejtësisë që ta arrestojnë ministrin Shala dhe njëkohësisht kërkojmë nga kryeministri i vendit që ta shkarkojë këtë ministër, ne e konsiderojmë këtë akt të rëndë dhe si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj medias dhe fjalës së lirë, ekzaktësisht ndaj demokracisë, goditja direkte e një punonjësi aktiv të medias është një zhvillim trishtues dhe alarm kërcënues për demokracinë”, thuhet në njoftim
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.