Policia e Kosovës tha se është duke kryer hetime pas njoftimeve se “janë dëmtuar disa gurë të varrezave ortodokse serbe” në komunën e Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës.
Tash për tash nuk dihen hollësi rreth autorëve apo motiveve të mundshme të këtij incidenti i cili nxiti reagimin e serbëve lokalë.
Kryetari i komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviç, tha pas një vizite në vendin e ngjarjes se ky incident “është shenjë se serbët nuk janë të dëshirueshëm në komunën e Lipjanit”.
Ai tha se banorët lokalë serbë janë të shqetësuar dhe “tash është mundësia që institucionet ta ndriçojnë rastin dhe të dëshmojnë se në Kosovë ka më shume njerëz të arsyeshëm sesa të paarsyeshëm”.
Incidenti i dënua nga misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, i cili u kërkoi të gjithë udhëheqësve lokal që të bëjnë thirrje kundër veprimeve të tilla.
“Varrezat janë të shenjta për familjet dhe komunitete dhe përdhosja e tyre nxit ndjenja të dhimbshme”, thuhet në reagimin e misionit të OSBE-së, i cili shpreson se policia e Kosovës të ndriçojë sa më parë këtë rast.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.