×
  • Lajme
  • Lajme / Dy të arrestuar

    Demolohen disa vila në Prizren, vlera e dëmit është e lartë

    Reporteri
    07 Janar 2025 | 9:32
    Foto ilustruese

    Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kanë demoluar disa vila.

    Rasti ka ndodhur më 6 janar, rreth orës 15:00. Sipas Policisë së Kosovës vlera e dëmit është e lartë.

    Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera e dëmit raportohet të jetë e lartë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet”, thuhet në njoftim.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!