×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Dëmtimi i shenjave të trafikut, Elshani thotë se fillimisht janë ndaluar 4 persona të dehur

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 10:27

    Në raportin e sotëm 24 orësh, Policia ka njoftuar se për një rast “Vandalizëm” në Leposaviq.

    Atje një shtetas i Serbisë dyshohet se ka dëmtuar dy shenja të trafikut.

    “VANDALIZËM- Leposaviq / 16.03.2024  01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje.”

    Lidhur me rastin, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje për ndalimin e katër personave.

    “Katër persona i kemi ndaluar fillimisht, që të gjithë të dehur. Në fund dy personave ju janë shqiptuar tiketa për dehje në vend publik, një i dyshuar për vandalizëm (kundërvajtje) dhe një ka mbetur dëshimtar. Asnjëri nuk është arrestuar”, tha Elshani për Reporteri.net.

    Ai konfirmoi se shenjat e trafikut që janë dëmtuar janë tabelat e vendbanimeve që janë vendosur së fundi.

    Ndryshe të enjten tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në veri të Kosovës janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe, në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.

    Një shtetas i Serbisë dyshohet se dëmtoi tabelat e trafikut në Leposaviq

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!