×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtimi i varrezave në Komunën e Rahovecit, Thaçi: E dënoj ashpër këtë veprim të ultë

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 21:20

    Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se janë dëmtuar varrezat e komunitetit, rom, ashkali dhe egjiptiannë Komunën e Rahovecit nga persona të pa indentifikuar.


    Si pasojë e kësaj ka reaguar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili këtë e ka quajtur një akt të ultë dhe i papranueshëm duke e dënuar këtë veprim, shkruan Reporteri.net

    Ndryshe, Thaçi ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjelln para drejtësisë.

    “Dëmtimi i varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike. Si president i vendit e dënoj ashpër këtë veprim të ulët dhe kërkoj nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë. Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës. Harmonia ndëretnike është shembull për gjithë rajonin dhe nuk e lejojmë askënd që ta prishë atë”, ka shkruar Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!