×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohet gypi i ujësjellësit, mbesin pa ujë këto lagje të Prishtinës

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 22:09

    Kompania rajonale e ujësjellsit Prishtina ka njoftuar se është dëmtuar sërish një gyp i ujësjellësit në lagjen Hajvali.


    Sipas njoftimit të KRU Prishtina, gypi është dëmtuar nga Operatorë të KEDS-it.

    “Është dëmtuar sërish një gyp i ujësjellësit nga materiali Polietilen me diametër fi 225 mm në fshatin Hajvali, por kësaj radhe nga Operatorë të KEDS-it. Raste të tilla të palëve të tjera, operatorë apo kontraktorë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit ndaj infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Pa ujë të pijshëm deri në orën 01: 00 në mesnatë do të mbesin, Hajvalia, Cagllavica dhe Veterniku në tërësi me të gjitha rrugët e lagjes”, thuhet në njoftim.

    Sipas njotimit ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren duke e bërë sërish të pamundurën në rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave të mëdha të lartëcekura. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!