Në lagjen Kalabria në Prishtinë, në rrugën “Ali Vitija” është dëmtuar një gyp i ujit, dhe tash e disa orë banorët kanë mbetur pa ujë të pijshëm, shkruan Reporteri.net.
Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, të cilët kanë thënë se prishjen e ka bërë kompania e cila ka nisur para pak javësh disa punime në një hapësirë.
“Gypin e ujit e ka dëmtuar kompania që janë duke ndërtuar. Ekipet e mirëmbajtjes së KRUP janë aty për ta sanuar defektin e shkaktuar nga palë të treta”, tha për Reporteri.net zëdhënësja për media e KRUP-it, Arjeta Mjeku.
E pyetur se a pritet të rregullohet ky problem sonte, Mjeku tha vetëm se “varet nga dëmtimi që është shkaktuar”./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.