Një provokim i rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku nga persona të panjohur është dëmtuar murali falënderues për tekstet mësimore që nxënësve shqiptarë ua siguroi Shqipëria dhe Kosova.
Dikush e ka dëmtuar këtë mural dhe mbi të ka shkruar parolla propaganduese “Kosova është Serbi”.
Nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu e ka dënuar këtë akt, duke thënë se kjo ngjarje është provokim i rëndë, sidomos për faktin se ka ndodhur me institucionet shkollore në Bujanoc.
Dikush ka dëmtuar muralin e krijuar nga një artist shqiptar nga Lugina e Preshevës për të falëminderuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen që kanë bërë shkollave shqipe në Luginën e Preshevës për furnizimin me tekste mësimore në gjuhën shqipe”, ka thënë Musliu.
Ai, në cilësinë e nënkryetarit të Bujanocit, ka dënuar ashpër këtë akt të dëmtimit të muralit, që shpreh falëmnderime për ndihmën që iu është dhënë nxënësve shqiptarë.
“Po ashtu, kërkoj që të hetohet nga organet e ndjekjes se kush janë dhunuesit e këtij murali, njëherit edhe provokues të situatës, e të cilët kanë provokuar rëndë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke prekur në institucione shkollore, çka është e pa pranueshme për ne”, ka thënë Musliu
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.