Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishitna”, ka bërë të ditur se është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
“Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00 është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës”, ka bërë të ditur Ujësjellësi.
Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. ka filluar menjëherë dhe pritet që të sanohet diku në orët e pasdites së sotme.
“Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit Hajvali, pikat e larta të zonës qendër të lagjes Bregu i Diellit dhe pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1. Ju falënderojmë për mirëkuptim, derisa ekipet teknike janë duke e bërë të pamundurën që të sanohet sa më shpejtë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.