Persona të panjohur thyen xhamat e veturës së një gruaje në Mitrovicën e Veriut, rasti është në procedurë hetimore
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Mitrovicën e Veriut persona të panjohur kanë thyer xhamat e veturës së një gruaje.
Vetura sipas njoftimit të policisë ishte e parkuar para banesës së saj.
“Mitrovicë Veri 06.04.2024-23:41. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur ia kanë thyer xhamat e veturës të cilën e kishte të parkuar para banesës së saj. Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa, rasti mbetet në procedurë hetimore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.