Me 12 vjet burg është dënuar i akuzuari për vrasjen në lokalin “Check-In” në Mitrovicë.
Në dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim Gjykata në Mitrovicë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar të akuzuarin Sadik Bajrami për vrasjen e Ermal Kamberajt.
Që në ditën e parë të procesit gjyqësor Bajrami e ka pranuar fajësinë për veprën për të cilën akuzohet. “Po unë e ndjej veten fajtor, kërkoj falje dhe më vjen keq prej familjes”, ishin fjalët e të pandehurit në gjykatë. Ai është dënuar me 12 vjet burg, ndërsa në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, i akuzuari është dënuar me gjobë në shumë prej 500 euro, ndërsa ai obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 150 euro, paushall në vlerë 20 euro, dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit. Ndryshe, vrasja me armë zjarri kishte ndodhur në maj të vitit 2017 në lokalin “Check In” të Mitrovicës, vendi ku viktima 24 vjeçar ishte duke punuar.
Bajrami akuzohet nga prokuroria se në maj të vitit 2017 në lokalin “Check In“ që gjendet afër urës kryesore në Mitrovicë, kishte privuar nga jeta Ermal Kamberajn. Sipas akuzës viktima kishte qenë në vendin e punës në cilësinë e menaxherit, ndërsa i akuzuari kishte shtënë në të me pistoletë “Crvena Zastava”.
Kujtojmë se i dyshuari ishte arrestuar në Bruksel, nga policia belge
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.