Edurad Ibrahimi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik prej 22 vjetësh burgim, i akuzuar se në 2020-ën e ka privuar nga jeta të miturin, tani të ndjerin L.B.
Aktgjykimi në fjalë u shpall këtë të martë, nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shpresa Hasaj-Hyseni, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ibrahimi po akuzohet se më 12 mars 2020 e ka privuar nga jeta të miturin, tani të ndjerin L.B., dhe me atë rast me dashje ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve R.G. dhe B.S.
Ndërsa, Përparim Ibrahimi po akuzohet se e kishte ndihmuar të akuzuarin Eduard Ibrahimin për të fshehur armën me të cilën ky i fundit e kishte privuar nga jeta të ndjerin L.B. Kurse, Lirim Begolli po akuzohet se pasi dy të akuzuarit, Ibrahimi dhe Matoshi, kishin kryer veprën penale, i njëjti i kishte strehuar në shtëpinë e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, i akuzuari Egzon Matoshi në seancën e 20 majit 2021 e kishte pranuar fajësinë që e kishte ndihmuar të akuzuarin Eduard Ibrahimi që të kryejë vrasjen.