Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Çaslav Joliqin me 8 vjet burg për krime lufte në rajonin e Istogut.
Aktgjykimi ndaj Joliqit u shpall nga gjykatësi Musa Konxheli të hënën.
Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që nga 2 qershori i vitit 2022. Palët e dëmtuara udhëzohen të paraqesin kërkesat e tyre për pagesa dhe kompensim nëpërmjet procedurave ligjore të rregullta.
Ankesa kundër këtij aktgjykimi është e lejuar brenda afatit prej 30 ditësh pas marrjes së vendimit me shkrim.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj Joliqit më 18 nëntor 2022. Argumentohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ai në bashkëpunim me të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare duke aplikuar torturën dhe shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenime të integritetit fizik ose shëndetit të popullsive civile që nuk kishin marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt, për motive që lidheshin me luftën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.