Një vrasje e rëndë kishte ndodhur në shkurt të këtij viti në Ferizaj, kur një i mitur 17 vjeçar kishte lënë të vdekur një 20 vjeçar, duke e qëlluar me tre plumba. I akuzuari me inicialet SH.R gjatë ditës së sotme është dënuar me nëntë vite burg nga Gjykata Themelore në Gjilan, shkruan Reporteri.net.
Kjo gjykatë njofton se i miturit, më 20 shkurt të këtij viti, rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, përkatësisht afër stacionit të autobusëve, për motive të ulëta, nga hakmarrja e paskrupullt, me dashje direkte dhe në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin M. A., duke e qëlluar me revole njëherë në kokë dhe dy herë në shpinë, shkruan Reporteri.net.
Me këto veprime, i mituri ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Kujtojmë se i akuzuari dhe viktima njiheshin mes vete që nga shkolla fillore, gjersa problemet mes tyre kishin filluar pas kësaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.