×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari që e vrau dhe e dogji trupin e shokut të tij nga Ferizaj

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 11:30

    Gjykata në Ferizaj e ka dënuar të akuzuarin Trimor Lalinovci me burgim të përjetshëm. Trimor Lalinovci është gjetur fajtor për një vrasje të kryer në dhjetor të vitit 2019.


    Kishin gjashtë muaj që e njihnin njëri-tjetrin. Por, një pazar i bërë në mes të Shkodran Bytyqit dhe Trimor Lalinovcit përfundoi në një vrasje që cilësohet si njëra ndër më të rëndat në Kosovë. Trimori dyshohet se e vrau, pastaj e dogji kufomën e Shkodranit në mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit të kaluar (2019). Gati një vit më vonë, Gjykata i shqipton Burgim të përjetshëm autorit të këtij krimi, Trimor Lalinovcit nga Ferizaj, raporton Express.

    Gjykata ka gjetur se i akuzuari, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta Shkodran Bytyqin.

    Në momentin kur kryetari i trupit gjykues i ka shqiptuar dënimin, salla ka shpërthyer në duartrokitje.

    “Gjykata ka ardh në përfundim se shqiptimi i dënimit me burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarit është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale ndaj të akuzuarit dhe përgjegjësinë Penale. Gjykata është e indur se dënimi i shqiptuar do ta arrijë qëllimin e dënimit për parandalimit e të akuzuarit për kryerjen e veprave penale. Kundër këtij aktykimi palët kanë të drejtë për ankesë”, ka deklaruar Gjyqtari i këtij rasti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!