×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim personi që kërcënoi ambasadorin Qëndrim Gashi

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 13:33

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.M për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, pasi përmes rrjetit social “Facebook” në Fushë Kosovë, me paramendim dhe dashje kishte postuar thirrje përmbajtje kërcënuese ndaj Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë Qëndrim Gashi.


    I akuzuari F.M është shpallur fajtor për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj, i cili dënim do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    Në dënimin e shqiptuar të akuzuarit i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej datës 20.10.2020.

    “Gjykata pas shpalljes së aktgjykimit në bazë të nenit 367 par.3 të KPPRK-së ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim, pasi që janë plotësuar kushtet në bazë të nenit 187 par.1 nënpar.1.2, pika 1.2.3, pasi që pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat me të cilat është kryer vepra penale, sjellja e tij e mëparshme ku i akuzuari ndiqet penalisht edhe për disa vepra tjera dhe është i dënuar me një aktgjykim të formës së prerë, rrethana këto që tregojnë edhe karakteristikat e tij personale që ekziston rreziku se i njëjti mund të përsërisë vepër penale ose të kryej veprën penale për të cilën është kanosur se do ta bëjë”, thuhet në njoftim.

    I akuzuari F.M më 19.10.2020 rreth orës 23:00 përmes rrjetit social “Facebook” në Fushë Kosovë, me paramendim dhe dashje kishte postuar thirrje përmbajtje kërcënuese ndaj Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë Q.G.

    I dëmtuari Q.G për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt juridiko – civil.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!