×
  • Lajme
  • Lajme

    Departamenti Amerikan i Shtetit: Ndalni ndërhyrjet politike ndaj Hagës për ta zhvendosur Gjykatën Speciale në Kosovë

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 20:45

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka ripërsëritur qëndrimin se institucionet e Kosovës duhet t’i ofrojnë mbështetje të plotë Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.


    Institucioni amerikan tha për Euro News që Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar “kanë besimin e plotë të qeverisë amerikane”, një ditë pasi një shoqatë e ish-luftëtarëve të UÇK-së që jetojnë në SHBA i shkruajtën Presidentit Joe Biden për sjelljen e Gjykatës Speciale në Kosovë.

    “Ne vazhdojmë të besojmë se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë mbështetje të plotë dhe të qartë për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, deklaroi për Euronews një nga zëdhënësit e DASH’it.

    Ushtarët shqiptaro-amerikanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 22 vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, në një letër shkruar presidentit amerikan, Joe Biden, kanë kërkuar zhvendosjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, teksa kanë përmendur “ndërhyrjet politike” në të.

    “…Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë. Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë”, thuhet në letër.

    Shoqata Atlantike, e cila i përfaqëson 400 veteranë të UÇK’së, me bazë në SHBA, nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga mediumi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!