Departamenti amerikan i Shtetit, byroja e çështjeve europiane dhe euroaziatike, ka njoftuar zyrtarisht tashmë se i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Prishtinën javën e ardhshme.
Në një cicërimë të lëshuar në twitter, ky departament bën me dije se Gabriel Escobar po i bashkohet ekipit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçakut, për të shtyr përpara çështjen e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
”I dërguari amerikan, Gabriel Escobar do t’i bashkohet të dërguarit special Miroslav Lajçakut në Bruksel, Prishtinë dhe Beograd nga 30 janar deri më 4 shkurt, për të inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në njoftim.
??Special Representative Gabriel Escobar will join ??EUSR @MiroslavLajcak in Brussels, Pristina, & Belgrade Jan 30-Feb 4 to encourage ?? & ?? leaders to normalize relations through the EU-facilitated Dialogue and implement reforms on the path to EU integration.
— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) January 26, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.