Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës ka ironizuar me vendimin e Ramush Haradinajt për dorëheqje.
Deputetja është shprehur se edhe kur e ka votuar demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj e kishte bërë për Kosovën.
“Kur e fali tokën e bëri për Kosovën e edhe kur i vodhi miliona euro nga buxheti i shtetit e kishte bërë për të mirën e Kosovës”, ka shkruar ajo.
Përndryshe, deputetja Pacolli ka qenë shumë e zëshme në Kuvend për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ajo ishte arrestuar së bashku me deputetët tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje përshkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvend
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.