Deputetët e AAK-së, Besnik Tahiri e Pal Lekaj, kanë takuar udhëheqësit e Odës së Hotelierëve të Kosovës. Ata kanë deklaruar se mbyllja e këtij sektori nuk është zgjidhje
Përmes një postimi në Facebook, deputeti i AAK’së Besnik Tahiri, ka deklaruar se sektori i hotelerisë është dëmtuar nga pandemia dhe se mbyllja e këtij sektori nuk është zgjidhje.
“Gjatë diskutimit me ta vlerësuam se kjo situatë është tepër e ndjeshme për ta, dhe si e tillë e rrezikon tej mase këtë sektor në funksionimin e mëtejmë. Në bazë të gjendjes faktike, shumë lehtë konstatohet se mbyllja nuk është zgjidhje”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri thotë se duhet të aplikohen rregullat e njëjta për subjektet e njëjta afariste.
“Kërkojmë që të analizohet dhe vlerësohet aspekti i shëndetit publik dhe të mirës publike. Rekomandojmë që rregullat e njëjta, të aplikohen në subjektet afariste të njëjta. Jo diskriminim, jo standarde të dyfishta!”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit sot do të takojnë sot pronarët e sallave të dasmave, ku do të diskutojnë rreth masave anti-Covid.
Pronarët e sallave të dasmave kanë kërkuar të ju lejohet veprimtaria e cila iu është ndërprerë qysh nga marsi i vitit të kaluar, për shkak të koronavirusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.