Një ndeshje futbolli do të zhvillohet sot mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Kuvendit të Shqipërisë.
Loja do të zhvillohet në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali.
“Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.
Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.