Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se së bashku me deputete Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, kanë zhvilluar takimet me mërgimtarët të cilët jetojnë në Itali.
Ajo ka shkruar se mërgata kosovare është më shumë se një komunitet në vendet ku jetojnë, sipas saj, ata janë një forcë e pashmangshme për ndryshimin dhe përparimin.
“Të veçanta e të frytshme, janë çdo herë takimet me bashkatdhetarët tanë. I tillë ishte edhe takimi i mbajtur mbrëmë në Montebelluna të Italisë, ku isha së bashku me kolegët Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj. Mërgata jonë sot është më shumë se një komunitet – janë një forcë e pashmangshme për ndryshimin dhe përparimin. Faleminderit për mikëpritjen dhe rreshtimin në Rrugën e Re të cilën e ka nisur tashmë LDK, për një të ardhme më të ndritshme për Kosovën”, ka shkruar ajo në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.