Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, bashkë me kolegët e tij, Valentina Bunjaku, Rrezarta Krasniqi e Armend Zemaj kanë vizituar komunën e Istogut, pas vërshimeve që pati.
Gashi tha se dora ndihmëse e e shtetit është domosdoshmëri për qytetarët, ku bëri të ditur se dëmet në Istog i panë nga afër bashkë me kryetarin e komunës, Ilir Feratin.
“Komuna e Istogut dhe komunat tjera që u përballën me vërshime kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme nga Qeveria. Qytetarët e këtyre komunave duhet ta ndjejnë dorën e shtetit”, ka thënë Gashi, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Istogu është njëra nga komunat që është prekur më së shumti nga vërshimet e javës së kaluar, bashkë me Skenderajn e Mitrovicën.
Sipas raportimeve, dëmet e shkaktuara nga vërshimet cilësohen të jenë milionëshe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.