×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / E FUNDIT

    Deputetët e Listës Serbe regjistrohen në Kuvend, refuzojnë të flasin nëse do ta votojnë kryekuvendarin

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 9:49

    Deputetët e Listës Serbe sot me mëngjes kanë shkuar në Kuvendin e Kosovës për të kryer procedurat e nevojshme të regjistrimit si deputetë.

    Pasi kanë kryer procesin e regjistrimit, ata janë pyetur nga gazetarët nëse do të marrin nesër pjesë në seancën e Kuvendit, por nuk kanë folur.

    Ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë deputetët e Listës Serbe në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit nëse do të votojnë ose jo për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Kuvendit, që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.

    Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tre nga Nisma Socialdemokrate.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!