Kur kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri në fillimin e seancës konstituive deputetë të partive kanë nisur të bashkohen, dhe më pas të marrin rrugë drejt Kuvendit të Kosovës.
Tashmë disa nga deputetët e PDK-së veç janë bërë bashkë në një nga lokalet e kryeqytetit dhe thonë se janë gati për nisjen e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Është deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka postuar janë foto në Facebook ku shihet me disa disa nga kolegët e partisë që kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Kafja me kolegët para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit! Fillim i mbarë”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3429843903753633&set=a.149136318491091&type=3
Kujtojmë se seanca konstituive e Kuvendit fillon nga ora 15:00. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.