Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga sot kanë vendosur që në seancë të pijnë ujë nga ujësjellësi dhe jo të ambalazhuar.
Kështu bëhet e ditur në një postim të deputetes Fitore Pacolli, e cila ka thënë se kjo bëhet për të ruajtur mjedisin.
“Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit. Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë. Do të pijmë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë duke siguruar edhe cilësinë e ujit. Kjo e ngrit edhe vetëdijen e secilit deputet për rëndësinë e cikësisë së ujit të rrjetit publik. Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka thënë se ky veprim do të bëjë që Kuvendi i Kosovës të kursejë 25 mijë euro në vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.