×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu e pëcollën Vetëvendosje paraqitjen e parë të Rexhep Selimit para Speciales

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 11:30

    Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi është paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


    Kjo është paraqitja e parë e Selimit para Dhomave të Specializuara.

    Deputetët dhe zyrtarët e VV-së janë mbledhur për ti dhënë përkrahje Selimit gjatë paraqitjes së tij në Hagë.

    Ish-ministrja Albulena Haxhiu ka postuar një foto ku shihet zyrtarët e Vetëvendosjes të mbledhur për të shikuar paraqitjen e Selimit para Dhomave të Specializuara.

    “Ai, ishte 10-shi në luftë, sepse veprimet kundër forcave te armatosura nuk mund të vlerësohen më pak se ky numër”,shkruhet përbri fotos së publikuar.

    Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020.

    Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

    Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!