×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e VV-së bojkotojnë mbledhjen ku po raporton ministrja Haradinaj-Stublla

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 13:08

    Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca dhe Arbreshë Kryeziu, kanë bojkotuar sot raportimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla në këtë komision.


    Ata me këtë rast thanë se nuk ka pasur asnjë vendim të komisionit për të thirrur në raportim shefen e diplomacisë kosovare.

    Pasi që nuk ka dikaster të Integrimeve Evropiane, deputetja Kryeziu tha se në vend të Haradinaj-Stublla do të duhej të raportonte kryeministri Avdullah Hoti, por një gjë të tillë e mohoi kryetari i komisionit, Ismet Beqiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!