×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e VV-së kërkojnë raportim nga Haradinaj-Stublla para Komisionit për Punë të Jashtme

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 16:56

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë edhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kanë kërkuar që ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla të raportojë para këtij komisioni lidhur me zhvillimet e fundit në këtë ministri.


    Deputetët Fitore Pacolli, Fatmire Kollçaku dhe Gazmend Gjyshinca i kanë bërë kërkesë kryetares së komisionit, Time Kadrijaj, që të ftojë me urgjencë në raportim Haradinaj-Stubllën, për të raportuar për punën që nga marrja e detyrës më 3 qershor, mëson KOHA.

    Ditë më parë, Haradinaj-Stublla kishte pezulluar 40 vendime që ishin marrë nga ish-ministri Glauk Konjufca. Vendimet kishin të bënin me kthimin e diplomatëve me gradë më të ulët se ambasadorë e konsuj, e që janë në misione diplomatike më shumë se 4 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!