Deputetët e të gjitha grupeve parlamentare kanë nisur të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa pritet fillimi i seancës, shkruan Reporteri.net.
Ndër të parët nga LDK-ja në sallë kanë hyrë Vjosa Osmani, Anton Quni dhe kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
Më pas kanë hyrë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në sallë kanë mbërritur edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në sallë kanë hyrë gjithashtu edhe deputetët e Aleancës , si dhe përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.
Tashmë në sallë ndodhen deputetë nga të gjitha subjektet politike, ndërsa pritet që seanca të nisë së shpejti.